Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska nuk është kundër pjesëmarrjes së vendeve të NATO-s në diskutimin për Traktatin e Armëve Sulmuese Strategjike (START), por se është “thjesht qesharake” të imagjinosh ushtarë amerikanë në objektet bërthamore ruse.
“Përveç tjerash, kur ata janë duke bërë atë që po bëjnë sot në Ukrainë, thjesht nuk mund të imagjinoj ushtarë amerikanë që ecin nëpër objektet tona bërthamore. Është thjesht qesharake”, ka theksuar Putin në një intervistë për televizionin Rossiya-1.
Presidenti i Rusisë deklaroi se Moska është e detyruar t’i kthehet temës së potencialit bërthamor të Britanisë së Madhe dhe Francës, sepse NATO ka treguar se përfaqëson një bllok ushtarak dhe jo politik, transmeton Fol Drejt.