Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, dhe kryeministrja britanike, Liz Truss, vlerësojnë se thirrja e presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizim të pjesshëm është një “deklaratë dobësie”.
Dyshja lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Një zëdhënës i Downing Street tha: “Ato dënuan me forcë veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe ranë dakord që thirrjet e fundit të Putinit për të mobilizuar pjesë të popullsisë ishin një shenjë se pushtimi rus po dështon. Kjo është një deklaratë dobësie.”
Më herët, gjatë ditës së sotme, presidenti rus njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, me 300 mijë rezervistë që do të thirren ndërsa Kremlini përpiqet të rimarrë terren përballë një kundërsulmi nga forcat e Ukrainës.