Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Putini dhe Xi Jinping duan t’i bashkojnë forcat kundër Bidenit

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Tom O’Connor “Newsweek”

Ndërsa po përshkallëzohen krizat mbi Ukrainën dhe Tajvanin, një aleancë e paprecedentë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping, i ka dhënë mundësi dy rivalëve kryesorë të SHBA-së, ta detyrojnë presidentin Joe Biden të angazhohet në një krizë me dy fronte, e cila mund të shpërndajë energjitë e administratës së tij, duke mos reaguar në mënyrën e duhur për secilën prej tyre.

Dhe në rast se do të shpërthejë një luftë me armë zjarri, ka shumë pak garanci se SHBA-ja do të jetë në krah të Kievit apo Tajpeit. “Unë nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të shkuar në luftë në Ukrainë. Dhe as për të hyrë në luftë përkrah Tajvanit”- thotë për Newsweek Lyle Goldstein, ekspert mbi Kinën dhe Rusinë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Goldstein shton se është diçka e rrallë të jesh plotësisht i përgatitur për një luftë, por skenarët e Ukrainës dhe Tajvanit në veçanti “janë maksimalisht stresues, pasi përfshijnë luftëra me intensitet të lartë, dhe në terrene që janë jashtëzakonisht të vështira dhe ndaj kundërshtarëve, që janë tërësisht të fokusuar në këto fushëbeteja të veçanta”.

Deri më sot Pentagoni e ka shmangur analizimin e aftësive të tij për t’u përballur në 2 fushëbeteja të mëdha në të njëjtën kohë. I pyetur mbi këtë skenar, një zëdhënës i Pentagonit iu referua komenteve të bëra javën e kaluar nga Mara Karlin, që mban postin e zëvendëssekretares së mbrojtjes.

E pyetur nga një gazetar nëse rishikimi i aftësive, shqyrtoi edhe aftësinë e ushtrisë amerikane për të luftuar dy konflikte të mëdha në 2 fushëbeteja të veçanta, Karlin tha:“Rishikimi i Qasjes Globale, nuk merret me këtë çështje”. Nga ajo tjetër ajo shtoi:”Do të thoja se ne kemi ende ushtrinë më të aftë në të gjithë botën!”.

Dhe ndërsa vetëm pak njerëz nuk bien dakord se SHBA-ja është më e fuqishme sesa Kina apo Rusia, një unitet i sapo-gjetur midis të dyjave vende, ka treguar se po “shteron” opsionet strategjike të Uashingtonin. “Unë mendoj se Moska dhe Pekini po llogaritin se mund të na mbajnë vërtet në një lloj konfuzioni maksimal, pasi teatrot janë kaq të largët nga njëri-tjetri, dhe forcat e përfshira janë shumë të ndryshme. Mendoj se ata shohin përfitime, kur na tërheqin në dy drejtime në të njëjtën kohë”- thekson Goldstein.

Erërat për një “stuhi të përsosur” po fryjnë si në Evropën Lindore ashtu edhe në rajonin e Azi-Paqësorit, teksa administrata e Biden, që nuk ka mbushur ende 1 vit në detyrë, është dobësuar nga efektet e një tërheqjeje kaotike nga një luftë 20-vjeçare në Afganistan, dhe nga një pandemi e vazhdueshme, e cila i ka përkeqësuar ndarjet e mprehta politike në vend.

Në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka ngritur shqetësime mbi raportet për një grumbullim të madh të ushtrisë ruse përgjatë kufirit lindor të vendit të tij, pjesë të të cilit janë shpallur tashmë republika të shkëputura nga rebelët pro-rusë.

E pyetur nga “Newsweek”, ambasada ukrainase në Uashington iu referua komenteve të Ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, sipas të cilit Rusia “ka vendosur rreth 115.000 trupa, tanke, artileri, sisteme të luftës elektronike, njësi ajrore dhe detare përgjatë kufijve të Ukrainës, si dhe në Donbas dhe Krimenë e pushtuar”, pa asnjë shpjegim të pranueshëm për këtë shfaqje të forcës nga ana e Moskës.

“Pozicioni i Ukrainës është i qartë:Ne nuk po planifikojmë asnjë ofensivë ushtarake në Donbas. Jemi të përkushtuar të kërkojmë zgjidhje diplomatike për konfliktin. Por nëse Moska vendos të nisë një valë të re sulmesh, patjetër që Ukraina do të luftojë”- tha Kuleba, që shtoi se vendi i tij është bërë shumë më rezistent, dhe ushtria ndjeshëm më e fortë se sa në vitin 2014.

Megjithatë Putin sheh një kërcënim më të gjerë, që buron nga ndryshimi i qasjes politike të Ukrainës pas revolucionit të vitit 2014. NATO-s e epokës së Luftës së Ftohtë, e udhëhequr nga SHBA-ja, është zgjeruar nga Perëndimi në Evropën Lindore, duke integruar ish-republikat sovjetike, ndërsa edhe Kievi ka aplikuar për anëtarësim.

“Presidenti Putin e ka deklaruar më herët se kjo është një çështje shumë shqetësuese për ne, sidomos në drejtim të zgjerimit të NATO-s drejt lindjes, dhe vendosjes në Ukrainë të infrastrukturës ushtarake dhe trupave të shteteve të saj anëtare”- deklaroi për Newsweek, Alexander Kim, sekretari për mediat i ambasadës ruse në Uashington.

Duke iu referuar akuzave nga Uashingtoni dhe Kievi, Kim theksoi se “Rusia i lëviz si të dojë trupat nëpër territorin e saj, dhe nuk mendoj që ne kemi nevojë të konsultohemi me askënd mbi këtë çështje”. Departamenti i Shtetit, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Newsweek për një koment mbi këtë çështje.

Por zyrtarët amerikanë kanë folur rregullisht për një betejë midis demokracisë dhe autoritarizmit, si tema qendrore e administratës së Biden. “Ne po jetojmë në një kohë kur po sfidohen demokracitë, disa nga brenda, dhe të tjerat nga jashtë. Dhe gara midis autokracive dhe demokracive, do të jetë përcaktuese për kohën sonë”- deklaroi shefi i diplomacisë amerikane Anthony Blinken gjatë konferencës së tij për shtyp në selinë qendrore të OSBE-së.

Ky motiv është paraqitur më qartë në Samitin për Demokracinë, që do të organizohet të enjten dhe të premten nga Biden. Pjesëmarrja e parashikuar e Ukrainës u prit me kritika nga Rusia, por edhe më e diskutueshme ishte ftesa e SHBA-së për Tajvanin, ishulli që vetëqeveriset, por që pretendohet ende nga Kina, dhe me të cilin Uashingtoni ndërpreu lidhjet në vitin 1979 në favor të Pekinit.

SHBA ka mbajtur me Tajvanin marrëdhënie jozyrtare, të cilat janë zgjeruar me kalimin e viteve, sidomos kohët e fundit nën ish-presidentin Donald Trump dhe tani me Joe Biden. Xi është zotuar që ta rimarrë Tajvanin me forcë, nëse do të dështojnë përpjekjet diplomatike për t’u ribashkuar.

Ushtria kineze e ka dhënë këtë mesazh në formën e një numri të paprecedentë të fluturimeve të avionëve luftarakë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore, që pretendohet nga ishulli. Numri i forcave tokësore kineze të stacionuara në afërsi të Ngushticës së Tajvanit është rreth 416.000, ose gati 5 herë më shumë sesa trupat e ushtrisë së Tajvanit.

Dhe Moska e ka përsëritur dhe mbështetur gjithnjë e më shumë qëndrimin e Pekinit. Kim thotë se “qëndrimi i Rusisë mbi çështjen e Tajvanit është konsistent, dhe i çimentuar në disa dokumente dypalëshe ruso-kineze”, si Traktati i Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimi Miqësor.

Shenja të mëtejshme të konvergjencës së Rusisë dhe Kinës, mund të shihen tek stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake, përfshirë patrullimet e fundit në Paqësor, dhe kundërshtimin ndaj sistemeve amerikane të armëve që vendosen në këtë rajon.

Putin nuk duket i shqetësuar nga ngritja ndërkombëtare e fqinjit të tij, që ka një histori të gjatë rivaliteti me Rusinë. Në vend se ta ngadalësojë rritjen e Kinës, Putin ka ndihmuar në përshpejtimin e saj gjatë mandateve të tij si president apo kryeministër, duke e rritur tregtinë në shifra rekord, dhe duke i shitur armë dhe burime natyrore si nafta dhe gazi.

Që kur Xi u ngjit në pushtet në vitin 2013, investimet kineze në Rusi janë rritur. Javën e kaluar, ambasadorët kinezë dhe rusë në SHBA, Qin Gang dhe Anatoly Antonov, botuan një shkrim të përbashkët në “The National Interest”, duke mbrojtur integritetin e sistemeve të tyre kombëtare të qeverisjes, dhe duke paralajmëruar se samiti i ardhshëm për demokracinë “do të ringjallë përplasjet ideologjike”.

“Sa më e paqëndrueshme të jetë bota, aq më shumë kanë nevojë Kina dhe Rusia të çojnë përpara bashkëpunimin midis tyre”- tha për Newsweek zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington. Megjithatë deri tani të dyja këto vende kanë shmangur çdo lloj aleancë zyrtare. Një pakt i tillë, detyron tradicionalisht një vend të mbrojë tjetrin, në rast se gjendet nën një sulm ushtarak, njëlloj si Neni 5 i NATO-s.

Hu Bo, drejtor i një nisme që monitoron lëvizjet ushtarake amerikane në rajon, sidomos pranë Tajvanit, thotë se ndërsa Kina dhe Rusia nuk po e kërkojnë domosdoshmërisht këtë lloj partneriteti, niveli i tyre i bashkëpunimit është siguria në rritje ndaj përgjigjes kundër veprimeve të SHBA-së, edhe pse s’mund të thuhet me siguri se sa larg mund të shkojnë së bashku. “Shtetet e Bashkuara mund të përballen me kërcënimin më të rrezikshëm për ekzistencën e tyre në histori”- paralajmëron David T.Pyne, një ish-ushtarak i lartë i ushtrisë amerikane.

Tags: BidenluftePutinXi Jinping
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi

Lajmi tjetër

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM