Rusia është tani “shtet më i vogël” si rezultat i pushtimit të Ukrainës, ka thënë Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është forca që ka qenë dikur, ka thënë Wallace, duke shtuar se ai është njeri që ka mbetur në kafazin që e ka ndërtuar vetë”, transmeton Fol Drejt.
“Ushtria e tij është e lodhur, ai është përballur me shumë humbje. Reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar”, ka thënë Wallace për Sky News.
“Atij nuk do t’i duhet të jetojë vetëm me pasojat e asaj që është duke bërë në Ukrainë, mirëpo atij do t’i duhet të jetojë me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij”.
Wallace ka thënë se forcat ruse duket se janë duke u rigrupuar dhe duke përqendruar fokusin drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.
“E kemi parë këtë gjë më herët. Gjithmonë situata përkeqësohet. Më shumë sulme për civilët, zonat e civilëve”./FolDrejt/