Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për futjen e masave të veçanta ekonomike në tregtinë e jashtme. Dekreti parashikon disa masa të veçanta ekonomike që do të jenë në fuqi deri më 31 dhjetor 2022.
Këto përfshijnë “ndalimin e eksporteve jashtë territorit të Federatës Ruse dhe importet në territorin e Federatës Ruse të produkteve dhe lëndëve të para sipas listave të përcaktuara nga qeveria ruse”, shkruan media ruse Interfax.
Dekreti gjithashtu kufizon “eksportet jashtë territorit të Federatës Ruse dhe importet në territorin e Federatës Ruse të produkteve dhe lëndëve të para sipas listave të përcaktuara nga qeveria ruse”.
Dekreti përcakton se “masat e parashikuara në pikën 1 të dekretit nuk do të zbatohen për produktet dhe lëndët e para të eksportuara jashtë territorit të Federatës Ruse dhe të importuara në territorin e Federatës Ruse nga qytetarët e Federatës Ruse; shtetas të huaj dhe persona pa shtetësi për përdorim personal”.