Fundi i tij qe i tmerrshëm.
Ish-lideri diktator i Libisë, Muammar Gaddafi, përfundoi i vrarë nga forcat opozitare të Libisë, më 20 tetor të 2011-ës.
Fotot dhe pamjet e kësaj ngjarje, e kanë tmerruar edhe një lider tjetër botëror, që ka pushtet të madh mbi vendin e tij dhe disa shtete të vogla përreth.
Rusi Vladimir Putin që ka hyrë në bela perendimin, pas nisjes së sulmeve në Ukrainë, ka frikë se mos pëson si Gadafi.
Një kësi rrëfimi për liderin rus e ka thënë Nina Hrushqeva, mbesa e ish liderit komunist të bashkimit sovjetik, Nikita Hrushqev.
Atë e ka dëgjuar edhe profesoresha e marrëdhënieve ndërkombëtare ne New York University, Ana di Lelio dhe e ka ndarë me dëgjuesit e radios Klan Kosova, në emisionin Qeli Sytë më Arin, të hënën.
“Pas vrasjes së tmerrshme të Gadafit, Putin ishte i fiksuar pas pamjeve që ka parë në televizion, dhe ka vazhduar t’i shikojë për kohë të tëra, çdo ditë, fundin e diktatorit që urrehej nga njerëzit. Ai është disi i frikësuar nga ajo gjë, ose mendon për të”, tha ajo.
Sipas Di Lellios, që ka punuar në Kosovë si zyrtare e OKB-së, por edhe si këshilltare e liderëve vendorë, Putin veçse ka humbur pasi u izolua nga shumica e botës, ndërsa tha se pret që atë ta kundërshtojë edhe popullit i tij.
Profesoresha amerikane tha se luftimet në Ukrainë përjetohen më ndryshe se gjithandej, në Kosovë.
“Ju e keni përjetuar një luftë para 20 vjetësh, kur i shihni këto pamje të njerëzve të vrarë, e di se njerëzit frikësohen, dua të them se unë ndjehem gati njësoj si ju”, u shpreh di Lellio.
Di lellio merret si një njohëset më të mira të zhvillimeve në Kosovë dhe ajo ka shkruar shumë për shtetin e ri në Evropë.