Presidenti Vladimir Putin deklaroi se hyrja në regjionin Donbas të Ukrainës ishte vetëm një “operacion special i ushtisë”, e cila u pasua nga ajo që duket të jetë një sulm në shkallë të gjerë nga disa anë të vendit.
Duke folur në orët e hershme të Moskës, presidenti rus tha se vendi i tij nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën – por shtoi se përgjigja e Moskës do të ishte “e menjëhershme” nëse dikush përpiqet të ndalojë veprimin e saj, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi se ligji ushtarak po vendosej në të gjithë Ukrainën./FolDrejt/