Presidenti rus Vladimir Putin, nga Moska ku po mbante një fjalim u shpreh se blerësit e gazit rus duhet të paguajnë në rubla, ose ndryshe do të anulohen kontratat.
Lideri rus ka firmosur një dekret sipas të cilit, blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus duke nisur nga e premtja. Në rast se pagesat nuk bëhen në rubla, kontratat do të pezullohen.
Pas vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, Putin thotë se “lufta ekonomike” kundër Rusisë në fakt ka filluar vite më parë. /abcnews.al/