Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se stërvitjet e ndjekura nga Vladimir Putin më 26 tetor simulonin “një sulm masiv bërthamor në përgjigje të një sulmi bërthamor të armikut”, sipas Moscow Times, përcjell Fol Drejt.
Sipas mediave ruse, janë lëshuar dy lloje raketash bërthamore: raketa balistike ndërkontinentale Yars dhe raketa balistike Sineva.
Stërvitja u mbajt në Detin Barents në Arktik dhe gadishullin Kamchatka në Rusi nën mbikëqyrjen e Putinit nga një dhomë kontrolli.
Moska thuhet se kishte informuar Shtetet e Bashkuara paraprakisht për stërvitjet rutinë që zhvillohen çdo vit. /FolDrejt/