Korrespondenti i sigurisë i BBC-së Frank Gardner thotë se marrëveshja e Lukashenkos do të thotë “një zero për presidentin Putin”.
Ai pretendon se Prigozhin priste që njerëzit “të ngriheshin dhe të bashkoheshin me të”, por kjo nuk ndodhi.
Putin “nuk është dikush që do ta falë këtë,” thotë Gardner.
“Unë mendoj se e ardhmja ushtarake dhe politike e Prigozhin ka përfunduar tani.”
Gardner shtoi se ishte “thellësisht e turpshme” për Putinin që Prigozhin arriti të kalonte kufirin dhe të pushtonte selinë ushtarake të distriktit jugor rus të Rostov-on-Don pa e kundërshtuar askush. /FolDrejt/