Në ditën e 19 të luftimeve Moska i ka kërkuar Pekinit armë dhe ndihmë financiare për luftën që i ka shpallur Ukrainës.
Skynews raporton se Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësime se Kina mund të veprojë kundër përpjekjeve perëndimore për të ndihmuar Ukrainën.
Ambasada e Kinës në Uashington thotë se nuk mund të konfirmojë deklaratat për ndihmën që Rusia i ka kërkuar Kinës, duke theksuar se Pekini mbështet çdo iniciativë që çon drejt paqes.
Më herët, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Kina do të përballet me pasoja nëse ndihmon Moskën që
Ai i tha për CNN: “Ne po i komunikojmë drejtpërdrejt, privatisht Pekinit, se do të ketë absolutisht pasoja nëse mbështet Rusinë. Nuk do të lejojmë që kjo të shkojë përpara dhe të lejojmë që Rusia të ketë një rrugë shpëtimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend, kudo në botë.”
Këshilltari amerikan pritet të takohet gjatë ditës me kryediplomatin e Kinës, Yang Jiechi, në Romë./abcnews.al/