Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord sot që lideri rus së shpejti të vizitojë Turqinë, njoftoi sot këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.
“Putin dhe Erdogan ranë dakord që vizita të organizohet në të ardhmen e afërt, por ne ende nuk kemi diskutuar për ditën dhe datat specifike”, tha Ushakov për Interfax, transmeton Reuters.
Kjo do të ishte vizita e parë në një vend anëtar të NATO-s që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, përcjell Fol Drejt.