Pala ukrainase pretendon se që nga fillimi i luftës e deri më sot, i kanë vrarë 24.500 ushtarë rusë.
Kështu të paktën citohet të kenë thënë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan la Repubblica, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, 24.500 ushtarë rusë kanë humbur jetën në Ukrainë. Forcat e Ukrainës kanë shkatërruar gjithashtu 1077 tanke, 2610 automjete të blinduara, 491 sisteme artilerie, 163 raketahedhës dhe 81 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.
Nga ana tjetër, forcat ruse kanë shkatërruar gjithashtu 194 avionë, 155 helikopterë, 1867 makina, 76 cisterna dhe 303 dronë.
Lufta, megjithatë, ka vijuar me intensitetin e njëjtë./FolDrejt/