Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Putini, si duhet folur me të?

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

The Economist

Zakonisht cilësohet si shenjë e keqe nëse bisedimet fillojnë me njërën palë e cila tregon forcën. Dhe diçka e tillë mund të vërtetohet kur diplomatët rusë të takohen me kolegët e tyre të Amerikës së Veriut dhe Europës javën e ardhshme, të mbështetur nga 100,000 trupa të gatshëm për të pushtuar Ukrainën.

Ajo çfarë rrezikohet në fakt është e ardhmja e një vendi që e sheh veten gjithnjë e më shumë si pjesë e Perëndimit, si dhe roli i Amerikës si spirancë e sigurisë europiane. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paraqitur tashmë kërkesat e tij për bisedimet, të cilat do të fillojnë mes Rusisë dhe Amerikës në Gjenevë më 10 janar, do të zhvendosen në Bruksel në një takim dy ditë më vonë dhe do të përfundojnë në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë më 13 janar, raporton abcnews.al

Putin dëshiron që NATO të heqë dorë nga çdo zgjerim i mëtejshëm – kudo, dhe jo vetëm në Ukrainë dhe Gjeorgji, dy ish-shtete sovjetike. Amerika nuk duhet tu sigurojë më armë bërthamore dhe raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme aleatëve të saj. Dhe Rusia dëshiron, në fakt, një veto mbi dislokimet dhe stërvitjet e trupave në pjesët lindore të territorit të NATO-s dhe mbi bashkëpunimin ushtarak me të gjitha vendet ish-sovjetike.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Shumë nga këto kërkesa janë aq të dëmshme për sigurinë e Europës, saqë mund të jenë vërtet një ultimatum për t’u refuzuar, duke krijuar një pretekst për një pushtim tjetër të Ukrainës. Nëse Putin është me të vërtetë i vendosur të pushtojë Ukrainën, do ta bëjë. Megjithatë, diplomacia e fuqishme ende mund t’i sigurojë atij një pauzë dhe të ndihmojë në ndalimin e prishjes së marrëdhënieve midis Rusisë dhe Perëndimit.

Edhe nëse bisedimet dështojnë, NATO mund të fuqizohet edhe më shumë, të jetë me i bashkuar dhe më i qartë për kërcënimin me të cilin përballet. Mos kini asnjë dyshim se Putin është ai që ka shkaktuar këtë krizë. Ndoshta ai dëshiron që Ukraina të dështojë sepse, nëse do të bëhej një demokraci e lulëzuar, do të ishte një humbje ndaj pretendimit të tij se vlerat perëndimore janë të pafuqishme në Rusinë ortodokse dhe sllave. Ai gjithashtu mund të synojë të përçajë dhe dobësojë NATO-n, si dhe të krijojë armiqësi jashtë vendit, në mënyrë që të justifikojë represionin në vend – si me Memorial, një grup i të drejtave civile, raporton abcnews.al

Dhe Putin mund të ndihet i penduar për marrëveshjet e sigurisë që Rusia nënshkroi lirisht pas Luftës së Ftohtë. Sipas tij, Rusia është më e fortë dhe fuqia e Amerikës ka rënë për shkak të sfidës me Kinën. Për çfarëdo arsye, ai duket se po nxiton të krijojë trashëgiminë e tij duke rinovuar sferën e ndikimit të Rusisë. Disa gjëra janë në favor të tij. Ai ka avantazhin e agresorit, duke kontrolluar orarin dhe shtrirjen e një sulmi, nëse do të ketë një të tillë. Të gjithë e dinë se Perëndimi nuk do të dërgojë trupa për ta mbrojtur atë.

Por jo gjithçka po shkon sipas mënyrës së tij. Ukraina ka aq popullsi sa Iraku. Megjithëse forcat ruse duhet të jenë në gjendje ta mposhtin atë në betejë, pushtimi mund të ketë një çmim të lartë, veçanërisht nëse ukrainasit nisin një kryengritje. Dhe në Kazakistan, në kufirin jugor të Rusisë, Putinit do ti kërkohet të ndihmojë në shtypjen e një kryengritjeje popullore – një shpërqendrim dhe provë e vështirë e gatishmërisë së tij.

Për këto arsye, atij mund t’i duhet të frenojë ambiciet e tij dhe, të pushtojë enklavat rreth Donetskut që tashmë janë të kontrolluara nga Rusia, ose të krijojë një urë tokësore për në Krime, të cilën ai e aneksoi në 2014.

Problemi tjetër i Putinit është se përpjekjet e tij për të pushtuar Ukrainën kanë bashkuar NATO-n dhe i ka dhënë aleancës një qëllim të ri. Ultimatumi i tij, i kombinuar me gatishmërinë për të rritur çmimin e gazit rus në Europë në vitin 2021, ka lënë terrenin e hapur për ata që argumentojnë për lidhje më të ngushta me Kremlinin. Amerika ka ndihmuar në galvanizimin e europianëve, duke ndarë informacione të detajuara për një numër të madh trupash që janë grumbulluar pranë kufirit ukrainas.

Perëndimi duhet të ketë dy objektiva në bisedimet e javës së ardhshme: të pengojë luftën në Ukrainë nëse është e mundur dhe të rrisë sigurinë europiane.

Ndalimi i një pushtimi rus përfshin kërcënimin e sanksioneve të ashpra ekonomike, si dhe ndihma dhe armë mbrojtëse për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, Perëndimi mund të kërkojë të qetësojë Putin duke deklaruar qartë se, megjithëse Rusia nuk ka veto formale se kush i bashkohet NATO-s, as Ukraina dhe as Gjeorgjia nuk janë ende gati të bëhen anëtare.

Qëllimi i dytë, për të rritur sigurinë e Europës, mund të ulë gjithashtu tensionet mbi Ukrainën. Edhe pse disa kërkesa ruse do ta linin Europën të pambrojtur, të tjerat mund të ishin baza për bisedime nga të cilat përfitojnë të dyja palët. Ka shumë gjëra për të diskutuar nga Arktiku te siguria kibernetike, tek teknologjitë e reja të raketave. Negociatat do të zvarriteshin, për shkak të mosbesimit mes dy palëve, por kjo mund të mos jetë dhe aq negative sepse ato mund të kthehen në një forum të dobishëm.

Çështja nuk qëndron nëse bisedime të tilla mund të arrihen, ato janë qartësisht në interesin e Rusisë por nëse Putin i dëshiron vërtet ato. Ai shpesh është sjellë sikur siguria e Rusisë varet nga fakti që Perëndimi të ndihet më pak i sigurt. Megjithatë, negociatat do të rrisnin statusin e tij si lider botëror. Duke i kufizuar fushat e konkurrencës ushtarake, ato gjithashtu mund ta ndihmojnë atë të përballet me faktin se Rusia nuk mund të përputhet me burimet e kombinuara të Perëndimit.

Dyshimet rreth synimeve reale të Putin nënkuptojnë se, edhe nëse fillojnë bisedimet, NATO duhet të tregojë se është i përgatitur për të mbrojtur anëtarët e tij. Më të rrezikuarit janë shtetet baltike. Pasi Rusia pushtoi Krimenë, fuqitë perëndimore të NATO-s filluan të dërgojnë më shumë trupa në lindje. Edhe nëse Ukraina nuk është gati të bashkohet me NATO-n, Rusia po i shtyn Suedinë dhe Finlandën drejt anëtarësimit.

Aleanca duhet të jetë e gatshme t’i mirëpresë ata. Amerika duhet të sigurojë që marrëveshjet të mos bëhen kurrë mbi kokat e vendeve europiane, pasi ky është stili i Rusisë. Putin ka deklaruar se vendi i tij është i kërcënuar. Por në fakt nuk është. NATO është një aleancë mbrojtëse, dhe pas Krimesë, ajo është frenuar nga vendosja e forcave luftarake në Europën Lindore.

Kërcënimi i vërtetë është Putin. Kur ai shpalosi kërkesat e tij, duke i cilësuar si të nevojshme, kjo në fakt duhet të forconte vendosmërinë si të Perëndimit ashtu edhe të ukrainasve për ta penguar dhe për të bërë rezistencë ndaj tij./abcnews.al

Tags: armeRusiaSulmVladimir Putin
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Për të tretën herë pranojnë një telefonatë të rrejshme, për një bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, por…

Lajmi tjetër

Bitcoin-it pritet t’i rritet vlera, mund të arrijë në 100 mijë dollarë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM