Rusët po pretendojnë se tashmë e kanë nën kontroll qytetin e Mariupolit, ku prej dy ditësh janë zhvilluar luftime të ashpra.
Megjithatë, fortifikata e fundit e ukrainasve, afër fabrikës së çelikut, është ende aty, transmeton Fol Drejt.
Sipas Associated Press (AP), presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që ajo pjesë, të lihet e qetë dhe të mos sulmohet.
“Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij të mos sulmojnë bastionin e fundit të mbetur ukrainas në qytetin e rrethuar të Mariupolit” – shkruan AP./FolDrejt/