Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do ta urojë homologun e tij amerikan Joe Biden në Ditën e Pavarësisë të SHBA-ve. Lajmin e ka bërë të ditur Kremlini duke shtuar se shkak është bërë sjellja “jomiqësore” e Perëndimit ndaj Moskës.
Në një deklaratë të bërë sot publike, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: Urimet këtë vit nuk mund të konsiderohen të përshtatshme. Arsyeja janë politikat jomiqësore të SHBA-ve.”
Kujtojmë se gjatë pushtimit të Ukrainës, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka dënuar ashpër veprimet e Kremlinit dhe liderit të tij. Në mars, Biden tha se presidenti rus “nuk mund të qëndronte në pushtet” dhe iu bëri thirrje rusëve të ngriheshin kundër luftës. /abcnews.al/