Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i është kundërpërgjigjur kritikave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që dha ndaj tij, për aderimin në këtë subjekt partiak, me të përfunduar detyrën si drejtor i Policisë së Kosovës.
Qalaj i kërkoi Haxhiut të ketë kujdes me paraqitjet e saj dhe atë se si iu drejtohet kolegëve deputetë, përcjell Klankosova.tv.
”Ministre [Albulena Haxhiu], me na shit moral, është bukur mirë por jo nga ju. Ju e dini minister e nderuar sa keni bërë në këtë kuvend. Besoj që është turp, me folë për këtë send personalisht. Ne jemi deputet dhe kemi të drejtë ta kemi opinionin tonë. Ju jeni ministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që jeni duke mbrojtur sot ligjin këtu, që është krejt normale. Mirëpo të jeni pak më e kujdesshme kur i drejtoheni deputetëve, se mundet me t’u kthy boomerang”./klankosova.tv/