Sibel Halimi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),ka reaguar lidhur me postimin në rrjete sociale të një rasti të dhunimit nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësja e LDK-së Halimi e ka quajtur këtë veprim të Haxhiut të përçudshëm.
Ajo tha se qasje e ministres është e gabueshme dhe kjo nuk i ndihmon parandalimit të rasteve abuzive.
“Postimi i rasteve nga Ministrja e Drejtësisë të përçudshme. Ministrja do të duhej të hartojë politika mbi rezultate të hulumtimeve të detajshme, të organizoj takime me prokurorë, gjyqtarë e organizata të shoqërisë civile. Qasja e saj tërësisht e gabueshme, ndjellë frikë dhe aspak nuk i ndihmon parandalimit e raportimit të rasteve të abuzimeve e dhunimeve seksuale.
Fushatat vetëdijësuese krijohen nga profesionistët ku përfshihen të gjithë akterët, jo statuse të pamenduara mirë për efektet e saja! Statusi i saj nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të demonstruar fuqinë e pushtetit!”.