Qatar Airways po pezullon fluturimet e saj për në Sudan për shkak të mbylljes së Aeroportit Ndërkombëtar të Khartoum, njoftoi sot Agjencia e Lajmeve të Katarit.
Përleshjet shpërthyen në Sudan të shtunën midis njësive ushtarake besnike të kreut të Këshillit Sovran në pushtet në tranzicion të Sudanit, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, dhe grupit paraushtarak Forca e Reagimit të Shpejtë (RSF), të udhëhequr nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti. i cili është edhe zëvendëskryetar i Këshillit.
Të paktën 56 civilë u vranë në përleshjet, ndërsa 595 persona u plagosën./FolDrejt/