Shpërthimet e minave në Malësinë e Karabakut të çliruar së fundmi kanë marrë jetën e 14 azerbajxhanasve që kur u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë nëntorin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit në një deklaratë theksoi se 14 azerbajxhanas, përfshirë pesë ushtarë, u vranë nga minat e vendosura nga forcat armene.
Deklarata tha se 52 ushtarë dhe tetë civilë u plagosën gjithashtu nga shpërthimet.
Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike, Armenisë dhe Azerbajxhanit, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakun, e njohur ndërkombëtarisht si territor azerbajxhanas, dhe shtatë rajone fqinje.
Kur shpërthyen përplasjet e reja më 27 shtator 2020, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.
Gjatë konfliktit 44-ditor, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi gati tridekadësh.
Pavarësisht nga marrëveshja e 10 nëntorit që i dha fund konfliktit, ushtria armene disa herë shkeli marrëveshjen dhe martirizoi disa ushtarë azerbajxhanas dhe një civil, si dhe plagosi disa njerëz, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit.