Mes përhapjes në rritje të coronavirusit, mediumi prestigjioz Forbes ka monitoruar reagimet e disa prej miliarderëve ndaj pandemisë.
Në këtë drejtim, janë veçuar “lajmet më të mëdha” dhe reagimet tyre rreth asaj se çfarë do të thotë kjo për bizneset e tyre, punonjësit e tyre dhe pritjet e tyre – duke mos lënë anash edhe kontributi i tyre për të ndihmuar vendet më të goditura nga sëmundja.
Për shembull, Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë, njoftoi se fondacioni Bill dhe Melinda Gates do të ofrojë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në zbulimin, izolimin dhe trajtimin global të virusit.
Ndërkohë, themeluesi i Alibaba, Jack Ma, personi i dytë më i pasur në Kinë, premtoi 14 milionë dollarë nga fondacioni i tij për të ndihmuar në zhvillimin e një vaksine kundër coronavirusit.
Ai tha të premten ai do të dhurojë 500,000 komplete testimi dhe një milion maska për fytyrën në SHBA.
Veç këtyre, të Shtunën, Drejtori i Përgjithshëm i Airbnb, Brian Chesky njoftoi në Twitter se kompania do të lejojë mysafirët të anulojnë rezervimet dhe t’i kthejnë paratë e tyre.
Ndërsa lidhur me pasojat, kanë folur edhe Vincent Bollore, CEO i Bolloré Group i Francës, i cili thotë se nuk është aq i shqetësuar për mënyrën sesi coronavirusi mund të ndikojë në kompaninë e tij.
“Grupi ynë [ka ekzistuar] që nga viti 1822. Ne kemi kaluar nëpër revolucione, dy luftëra botërore, etj. Kështu që ne [duhet të përshtatemi]”.
E Steve Sarowitz, themeluesi dhe kryetari i kompanisë Paylocity, thotë se ai po ndërpret udhëtimet e parapara të tij dhe familjes së tij.
“Megjithëse vuajtjet dhe vdekjet nga coronavirusi janë tragjike, ekziston gjithashtu një anë e ndritshme e coronavirusit. Më e rëndësishmja, kjo tregon se sa të ndërlidhur jemi të gjithë dhe se të gjithë duhet të mbështetemi tek njëri-tjetri dhe të punojmë së bashku për ta luftuar atë. Gjithashtu, me më pak udhëtime, familjet do të kalojnë më shumë kohë në shtëpi së bashku. Së fundmi, katastrofat natyrore si tërmetet kanë një tendencë të rrisin besimin tonë te Zoti dhe të na ndihmojnë të shpëtojmë nga burgu i materializmit në të cilin jemi mbyllur brenda vetes”.
Eric Yuan, themelues i kompanisë së video konferencave Zoom, vendosi ta bënte shërbimin e tij falas për përdorim të pakufizuar në rajone të prekura – së pari Kina, dhe tani Italia dhe SHBA.
Ndërkohë, Mohammed Dewji, CEO i MeTL Group i Tanzania, thotë se ai anuloi të gjitha planet e planifikuara të udhëtimit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara dhe se po e kufizon ekspozimin e tij ndaj turmave të mëdha, dhe anuloi pjesëmarrjen e tij në të gjitha konferencat, forumet dhe tubimet kryesore në vendet e prekura.