Numri i civilëve të vrarë në përleshjet në Sudan midis forcave të armatosura të rregullta dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) është rritur në 436, ndërsa 2174 persona janë plagosur, njoftoi sot shoqata e pavarur e mjekëve sudanezë.
Një raport i Al-Jazeera thotë se mjekët sudanezë njoftuan për numrin e të vrarëve në përleshjet.
Situata në Sudan është përshkallëzuar për shkak të mosmarrëveshjeve midis komandantit të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan, një oficer i lartë që kryeson Këshillin Sovran, organin qeverisës të shtetit, dhe zëvendësit të tij në Këshill, Mohamed Hamdan Dagal Hemedi, komandant i RSF. /FolDrejt/