Emigrantët ilegalë që janë ndaluar janë kryesisht nga Afganistani, India, Siria, Tunizia dhe Pakistani.
Nga fillimi i muajit maj, Ministria e Brendshme e Austrisë ka nisur një aksion të fokusuar në luftën kundër kontrabandës së njerëzve dhe abuzimit me azilin dhe që nga ajo kohë policia ka ndaluar dhe kapur më shumë se 68,800 migrantë të paligjshëm.
Shumica, 46,000, u zbuluan në provincën e Burgenland, e cila kufizohet me Hungarinë./FolDrejt/