Gazetarët Leiner Montero dhe Dilia Contreras u qëlluan për vdekje në automjetin e tyre
Në Kolumbi nga një sulm me armë nga motoçiklistë u vranë dy gazetarë teksa po udhëtonin me makinë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gazetarët Leiner Montero dhe Dilia Contreras u qëlluan për vdekje në automjetin e tyre ndërsa po ktheheshin në qytetin Fundacion nga një festival në qytetin Santa Rosa de Lima, në rajonin administrativ verior të Magdalenës.
Montero dhe Contreras, humbën jetën dhe Joaquin Gutierrez, i cili ishte ulur në sediljen e pasme, u plagos në krah në sulmin e armatosur të kryer nga dy persona me motor.
Shefi i policisë së Magdalenës, Andres Sern, në një deklaratë për gazetarët, tha se në vendin ku u mbajt festivali, përfshirë Montero, shpërtheu një përleshje. “Pas këtij incidenti, Montero u largua nga vendi i ngjarjes me Dilia Contreras dhe një person tjetër dhe u vranë rrugës”, tha ai.
Duke theksuar se Montero dhe Contreras janë dy gazetarë të njohur, shefi i policisë shtoi se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Nga ana tjetër, Fondacioni Kolumbian për Lirinë e Shtypit (FLIP) në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha se Montero dhe Contreras ishin aty për të ndjekur festimet në qytetin Santa Rosa de Lima.
Në deklaratë kërkohet që policia dhe prokuroria të kryejnë një hetim, duke marrë parasysh aktivitetet gjatë punës së Montero dhe Contreras./FolDrejt/