Dy efektivë policie janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur në shtetin Connecticut të SHBA-së.
Policia e shtetit Connecticut njoftoi se oficerët u qëlluan në Bristol, rreth 15 milje në jugperëndim të Hartfordit, ndërsa efektivi i plagosur raportohet se kishte pësuar plagë të rënda, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Oficerët e vrarë ishin nga Departamenti i Policisë së Bristolit, njoftoi policia e shtetit, ndërkohë nuk janë bërë të ditura detaje shtesë.
Oficerët u qëlluan gjatë një jave veçanërisht të dhunshme për policinë në SHBA. Të martën në mbrëmje në Misisipi detektivja e Departamentit të Policisë së Greenville, Myiesha Stewart, u vra dhe disa njerëz të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri.
Dje herët, policia njoftoi se tre oficerë policie në Filadelfia u qëlluan dhe u plagosën në një shtëpi, kurse një i dyshuar u vra kur ekipi SWAT u përpoq të arrestonte një person të kërkuar për një akuzë për vrasje.
Po ashtu edhe në Decatur të Illinois, dje dy efektivë policie duke ndaluar një makinë në trafik në qytetin qendror të Illinois u qëlluan dhe u plagosën nga shoferi i cili vdiq pasi oficerët iu përgjigjën zjarrit./FolDrejt/