Një person është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Pejës.
Rasti ka ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima mashkull, si pasojë e sulmit, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor.
I njëjti, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Tutje, bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme./FolDrejt/