Një grua nxori një armë dhe filloi të qëllonte në ajër brenda një aeroporti të Dallasit, duke terrorizuar udhëtarët përpara se një oficer policie ta qëllonte në këmbë dhe ta ndalonte, sipas mediave të huaja.
Ishte pak para orës 11 të mëngjesit, kur 37-vjeçarja mbërriti në Dallas Love Field dhe më pas shkoi në tualet. Më pas doli duke mbajtur një pistoletë dhe illoi të qëllonte drejt tavanit. Në këtë moment udhëtarët janë tmerruar e më pas nisën të vraponin për t’u mbrojtur.
Sipas NBC, duke cituar dëshmitarët okularë, gruaja po bërtiste se burri i saj po e tradhtonte .
“Ajo tha se ai po e tradhtonte dhe se do të ‘hedhte në erë vendin’,” tha James.
Earlier I spoke with an eye witness who described what he and his wife saw inside at the ticketing counter. They said a woman said she was going to, “Make an announcement” then they saw her pull out a gun. @NBCDFW pic.twitter.com/KSzsma0iJY
— Sophia Beausoleil (@SophiaNBC5) July 25, 2022
Një oficer policie e ka imobilizuar gruan e armatosur, pasi fillimisht e ka qëlluar në këmbë. Ajo u dërgua në një spital por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore./abcnews.al/