Një person është arrestuar nga policia pas dyshimit se ka shtënë dy herë me armë, në përpjekje për të ndaluar dy persona që po tentonin ta vjedhnin një kompani.
Rasti ka ndodhur në fshatin Stagovë të Kaçanikut, me datën 18 dhjetor, rreth orës 19:30, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh, lidhur me rastin është konfiskuar pistoleta me nëntë fishekë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./FolDrejt/