Një person është arrestuar pasi që i njëjti i ka marrë jetën një personi tjetër derisa ishte në gjueti.
Rasti ka ndodhur në Kolovicë të Vjetër, rreth orës 10:35, të datës 25 shtator, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, i dyshuari kishte dalë në gjueti, ndërkohë nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri një person.
Tutje thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Ndërkohë, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/