Një femër qëlloi veten me thikë dhe pësoi lëndime trupore në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:00 në rrugën “Aziz Kelmendi”, transmeton Fol Drejt.
Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që dyshohet se ka qëlluar veten me një mjetë të mprehtë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./FolDrejt/