Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e saj se gjatë muajve shtator dhe tetor do të bëhet mbledhja e të dhënave në terren dhe analiza e strukturës urbane të Qendrës Historike të Prishtinës.
Të dhënat e mbledhura mbi objektet, rrugët dhe hapësirat publike do t’i shërbejnë procesit të hartimit të Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prishtinës, përcjell Fol Drejt.
“Lusim qytetarët e Kryeqytetit të jenë mirëpritës dhe bashkëpunues me asistentët e angazhuar për mbledhje të të dhënave në terren!
Ky projekt implementohet nga programi i UN-Habitat-it në Kosovë përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qeverisë së Suedisë.”, thuhet në njoftimin e kësaj komune, përcjell Fol Drejt.