Qendra Kinematografike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me First Cut Lab në Berlinale, raporton Fol Drejt.
Lajmin e konfirmoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook.
“Përveç shumë takime dhe diskutimeve të realizuara në kuadër të prezencës së QKK-së në Tregun Evropian të Filmit në Berlinale, u nënshkrua edhe marrëveshja në mes QKK-së dhe Tatino Films. Kjo marrëveshje parashesh trajtim të veçantë tre vjeçar (2023-2025) për filma të Kosovës përmes realizimit të punëtorive në kuadër të programit të dedikuar – First Cut Lab Kosovo.”, shkruan në njoftim.
Tutje, aty thuhet se qëllimi i First Cut Lab është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezencës së tyre në festivale të rëndësishme. Në First Cut Lab kanë kaluar një numër i konsiderueshëm i filmave të suksesshëm nga Kosova si ‘Vera andrron detin’, ‘Në kërkim të Venerës’ etj.
“Në kontekst të punës drejt rritjes së potencialit të filmave të Kosovës, përveq ofrimit të ekspertizës për fazën e montazhës, drejtuesi i QKK-së, Lum Çitaku ka zhvilluar takime në drejtim të ofrimit të mbështetjes më sistematike edhe për fazën e zhvillimit të skenarit të filmave nga Kosova.”, u tha në fund të njoftimit. /FolDrejt/