Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se po vazhdon mbështetja e Qendrës Norvegjeze për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes ndaj ministrisë që Mehaj ka nën udhëheqje, transmeton Fol Drejt.
“Qendra Norvegjeze për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes (CIDS) vazhdon të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes me synim forcimin e kornizës së integritetit dhe qeverisjes së mirë.
Në takimin e sotëm me Këshilltarin e Lartë të CIDS, Svein Eriksen dhe Drejtorin e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, diskutuam për projektet të cilat janë në proces të realizimit si hapa të rëndësishëm para fillimit të ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes.”, ka bërë me dije Mehaj./FolDrejt/