Të shpeshta janë rastet kur shohim se kërkohet dhurim i gjakut për pacientë të ndryshëm anembanë Kosovës.
Por nga Qendra për Transfuzion të Gjakut kanë theksuar se së fundi mungesa e furnizimit me gjak po rritet.
Postimi i plotë:
Meqenëse jemi në kohë pandemie dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetar te gjakut.
Duke i marrë parasysh edhe këto ditë feste, dhe numrit të shtuar të kërkesave mungesa e gjakut po rritet.
Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që të iu dalim në ndihmë pacieteve të shtrirë nëpër spitalet tona.
Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00.