Unë!
Darkave t’pa sofer
ushqehem me kujtimet tona,
e n’mëngjes e ha
jetën time t’pa shije.
Sot mbeta e uritur,
ani pse barku plot me fjalë
t’pa thëna, t’cilat as
nesër s’do t’i flas.
Thërrime buke t’djeshit ha çdo ditë,
Ngopem me gabime e mëkate t’sotit,
E nesërmja kurr s’do të vij
Ndoshta…
Kërkoj lëmosh, bukë, kryp e zemer:
Zemer dua e
Kryp t’i hedh plagës e
Bukë t’mbytem n’kafshata.
Qëndresa.B