Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë Kurti dhe i partive opozitare është i drejtë në lidhje me moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Ai tha se me lejimin e deritashëm të organizimeve të Serbisë në Kosovë, kjo e fundit nuk ka përfituar thuajse asgjë si shkëmbim, por sipas tij, Serbia ka pasur vetëm trimërim.
Kelmendi, propozimin e qeverisë për t’i lejuar serbët kosovarë të votojnë me postë ose në Qendrën Koordinuese e ka cilësuar si të drejtë, ku tha se kështu nuk iu mohohet ushtrimi i të drejtës dhe vullnetit të tyre, teksa shtoi se Kosova s’mund të ketë partnerë më të mirë se shtetet e Quint-it.
“Thënë këto, Kosova njësoj duhet ta dijë se partnerë më të rëndësishëm se SHBA-ja, Gjermania, Britania, Franca dhe Italia as nuk ka as nuk mund të ketë”.
“Nëse ndonjëri nga këto shtete e kërkon ndihmën e Kosovës dhe shqiptarëve për të mirën e shteteve të tyre, duhet përgjigjur ditën e natën pa u menduar dy herë”.