Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është solidarizuar me familjarët e të zhdukurve në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar se sot qëndron pranë familjarëve të tyre, transmeton Fol Drejt.
“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne u qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 viteve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi për këto familje dhe për ata që humbën.”
Si sot para 23 vitesh, u ekzekutuan 376 burra nga mosha 15-60 vjeç. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse trupat e të tjerëve besohet se gjenden diku në Serbi./FolDrejt/