Dy gra dyshohet se u sulmuan seksualisht teksa qëndronin në radhë për të parë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Adio Adeshine, 19 vjeç, akuzohet se ka ekspozuar veten dhe ngacmoi seksualisht dy gra teksa ato prisnin në radhë në Victoria Tower Gardens të mërkurën në mbrëmje pasi Westminster Hall hapi dyert e saj për publikun.
19-vjeçari thuhet se ka kërcyer në lumin Thames në përpjekje për t’u shpëtuar oficerëve të policisë përpara se të dilte nga uji dhe të arrestohej, përcjell rtv21.tv
Adeshine u dërgua në paraburgim të premten, pasi u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit i akuzuar për dy akuza për sulm seksual dhe dy akuza për shkelje të një urdhri për parandalimin e dëmtimit seksual. Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat.
Viktimat e tij ishin në mesin e njerëzve të panumërt që u rreshtuan në brigjet e lumit Thames për të parë arkivolin e Mbretëreshës dhe për t’i bërë nderimet e tyre monarkut të ndjerë.
Gjykata dëgjoi sesi ankuesja e parë e vuri re Adeshine sepse ajo nuk e kishte parë kurrë më parë, pavarësisht se kishte pritur në radhë me të njëjtët njerëz për orë të tëra deri në atë moment.
Thuhet se ajo e kishte vënë re atë duke iu afruar më shumë përpara se të ndjente diçka që i prekte kurrizin, më pas u kthye për të parë se ai ishte ekspozuar.
Gruaja më vonë dyshohet se pa Adeshine duke vepruar në mënyrë të ngjashme ndaj një gruaje tjetër, përpara se të njoftohej policia./21Media