Një person ka marrë tretman mjekësor pas kafshimit nga një qen.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 15:15 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qen, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/