Qentë endacakë janë shndërruar në problem të madh në kryeqytet. S’ka javë që nuk shkaktojnë dy tri sulme të rrezikshme, por ende jo me pasoja të mëdha.
Kësaj radhe “listës” së tyre i është shtuar edhe një viktimë: gazetari dhe moderatori Kushtrim Reshitaj, transmeton Fol Drejt.
Sipas rrëfimit të Reshitajt, ai ishte sulmuar mbrëmë përderisa ishte duke blerë bukë për syfyr:
“Sonte përderisa dola me marr bukën e porositur për syfyr, u sulmova nga njëri prej qenëve endacak që rrijnë vazhdimisht tek lagjia ku unë jetoj.
Në fakt ky që sot m’u vërsul dhe më shqeu pantollonat, më shumë i ngjan arushës se sa një qeni të zakonshëm, aq i madh dhe i frikshëm është.”
Me këtë rast, Reshitaj i ka kritikuar edhe institucionet vendore, por edhe organizatat që po dalin në mbrojtje të tyre.
“*krejt ju dashamirë të tyre, organizata e aktivista, merrni nëpër dhomat e juaja nëse aq shumë po ju dhimbsen, bile shpesh më shumë se jeta e njeriut.” – transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë: