Gjithë paraditja në pjesën veriore të vendit, përkatësisht në komunat me shumicë serbe, ka kaluar relativisht e qetë, shkruan Fol Drejt.
Patrullat e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar nëpër pikat e tyre, ashtu në numër më të shtuar, ndërsa në fokus i kanë objektet institucionale.
Duke i komentuar këto zhvillime, Viola von Cramon ka reaguar duke i dënuar sulmet e mëhershme, duke i përfshirë ato kundër EULEX-it.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian tha se rivendosja e paqes në veri, duhet të jetë prioritet.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon./FolDrejt/
Restoration of peace & stability in the North of Kosovo must be a priority. Especially the attacks on @EULEXKosovo & the announcement of 🇷🇸 soldiers are completely unacceptable.
I do expect K-Serb barricades to be dismantled as deescalation.
Full support for #EU-led #Dialogue. https://t.co/z22sodMbeX— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 12, 2022