Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ku mbetën premtimet e Albin Kurtit.
“Për qytetarët e Kosovës s’ka më keq.Rryma po shtrenjtohet për 100%. Ku mbeten premtimet? Qeveri e praktikantëve + mashtruese”, ka shkruar Lekaj