Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit për përgjysmimin e çmimeve të biletave për disa kategori, është lojë e zyrtarëve praktikantë të Qeverisë.
Bajrami ka shkruar në Facebook se që në fillim kishte thënë se ai vendim ishte i pazbatueshëm.
Vendimi i sotëm i Qeverisë përkatësisht Ministrisë së Transportit tregon talljen më votën e popullit. Pra, kjo Qeveri po luan me kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
Po tallen me studentë, po tallen me pensionistë, po tallen me invalidë të luftës, po tallen me invalidë të punës dhe me fëmijë, kategori këto që u ishte thënë se iu përgjysmohet çmimi i biletave”, ka shkruar Bajrami.
Ndrërsa, sot zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Shoqatën e Transportit Rrugor, të kthejnë çmimet si kanë qenë më parë të biletave të autobusëve për disa kategori. /Telegrafi/