Qeverisë Kurti nuk i takojnë krejt meritat për liberalizim të vizave, ka thënë së fundmi Demush Shasha, nga Instituti EPIK, shkruan Fol Drejt.
Sipas drejtorit të këtij instituti, Qeveria Kurti edhe nëse e ka plotësuar një kriter, nuk i ka plotësuar mbi 90-të të tjerë.
“Është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e VV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbush, por dikush tjetër” – ka thënë Shasha.
Sipas tij, dita sikur kjo e sotme “duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik”.
Ky është postimi i tij i plotë: