Qeveria belge ka vendosur të ndalojë reklamat e lojërave të fatit në platforma të shumta nga 1 korriku në një përpjekje për të frenuar varësinë, me një ndalim të mëtejshëm të reklamave të tilla në stadiume dhe sponsorizimeve sportive që do të futen në një datë të mëvonshme.
“Qeveria është thellësisht e shqetësuar për ndikimin e sasisë së madhe të reklamave të lojërave të fatit me të cilat po përballet shoqëria jonë”, tha ministri belg i Drejtësisë Vincent van Kuikenborn.
Ai theksoi se për ata që duan të heqin qafe varësinë ndaj lojërave të fatit, reklamimi është një problem shtesë./FolDrejt/