Qeveria britanike u ka dërguar një letër sponsorëve olimpikë, duke u kërkuar atyre që të bëjnë presion mbi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lidhur me një propozim për të lejuar atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojnë në Lojërat e Parisit të vitit të ardhshëm, njoftuan sot mediat britanike.
IOC po përballet me presion në rritje pasi në janar vendosi një rrugë për konkurrentët nga Rusia dhe Bjellorusia për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike në Paris përmes kualifikimeve aziatike, por pa flamurin rus dhe Bjellorusi, raportoi Reuters.
Sekretarja britanike e kulturës Lucy Fraser i dërgoi një letër me kërkesë britanike shefave ekzekutivë të 13 sponsorëve më të mëdhenj olimpikë të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë Coca-Cola, Samsung dhe Visa, duke përshkruar shqetësimet e qeverisë./FolDrejt/