“Kjo është një ditë e zezë për lirinë e shtypit dhe për demokracinë britanike. Sot nuk është fundi i luftës. Ky është vetëm fillimi i një beteje të re ligjore”, tha gruaja e Julian Assange.
Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel miratoi sot ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange në Shtetet e Bashkuara, ku do të përballet me akuzat për spiunazh.
Ministria e Brendshme britanike në një deklaratë thekson se Assange ka 14 ditë kohë për të bërë ankesë kundër këtij vendimi dhe Wikileaks njoftoi se do ta bëjë këtë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.