Refugjatët ukrainas në Çeki do të lejohen të zgjasin vizat e tyre deri në fund të vitit 2024 nëse vendimi mbështetet edhe nga parlamenti, transmeton The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Vizat e përkohshme mbrojtëse për ukrainasit në Çeki janë aktualisht të vlefshme deri në mars 2023, por “situata aktuale në Ukrainë nuk sugjeron se ata (refugjatët) do të mund të kthehen deri në atë datë”, sipas Ministrisë së Brendshme të Çekisë.
Statusi i mbrojtjes së përkohshme u jep refugjatëve ukrainas mundësinë për të përdorur sistemin shëndetësor dhe arsimor në Republikën Çeke dhe ofron qasje të lirë në tregun e punës.
Që kur pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë filloi më 24 shkurt, Republika Çeke ka lëshuar 463,804 viza të përkohshme mbrojtëse për refugjatët ukrainas, por disa prej tyre tashmë janë kthyer në atdheun e tyre ose kanë shkuar në vende të treta. /FolDrejt/