Termocentralet bërthamore në Bavari duhet të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht planeve të shpallura të Gjermanisë për një mbyllje graduale, njoftoi qeveria e atij shteti federal gjerman.
Kryeministri i Bavarisë dhe anëtar i Unionit Kristian Socialist (CSU), Markus Seder, kritikoi ashpër vendimin e qeverisë federale për mbylljen e termocentraleve të mbetura bërthamore në vend, duke filluar nga e shtuna, transmeton portali Euraktiv, përcjell Fol Drejt.
Pavarësisht largimit mbarëkombëtar të energjisë bërthamore, Mynihu do të kërkojë të mbajë në funksion termocentralet bavareze si Isar 2, një nga termocentralet e fundit aktive që u mbyll gjatë fundjavës, tha Seder.
“Derisa të kalojë kriza dhe të përfundojë me sukses kalimi në burimet e rinovueshme të energjisë, ne duhet të përdorim çfarëdo lloj energjie të disponueshme deri në fund të dekadës”, shtoi ai./FolDrejt/