Qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë vendim që edhe pronari i Klubit të Futbollit Chelsea, Roman Abramovich, të jetë një nga shtatë oligarkët rusë që do të sanksionohet, në vazhdën e masave të marra për shkak të pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC.
Ai është një nga shtatë oligarkët rusë që do të goditet me sanksione të reja, përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimeve.
Lista përfshin gjithashtu miliarderët Igor Sechin dhe Oleg Deripaska, që të dy shihen si aleatë të Vladimir Putin.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se “nuk mund të ketë strehë të sigurt” për ata që kanë mbështetur pushtimin.
Pak ditë më parë, i pyetur nga korrespondentët e huaj në Londër se pse Roman Abramovich, biznesmeni rus i profilit më të lartë në Britani për shkak të pronësisë së tij të Klubit të Futbollit Chelsea, nuk ishte sanksionuar, Johnson tha se qeveria duhej të jetë e kujdesshme. Por mesa duket vendimi ka ndryshuar!/FolDrejt/